Drejtori i Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka thirrur sot në një mbledhje urgjente të gjithë drejtuesit e drejtorive Vendore të Policisë.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e DPPSH.

Të pranishëm do të jenë edhe shefat e Komisariateve të Tiranës.

Mësohet se temë diskutimi do jenë ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Prej disa ditësh vendi është goditur nga një sërë ngjarjesh kriminale, nga krimi në familje te atentatet mafioze të mirëorganizuara.

Nuk dihet ende nëse kjo mbledhje do të pasojë me shkarkime në nivelet drejtuese të komisariateve, ndërkohë që qytetet me numrin më të madh të vrasjeve janë Vlora, Elbasani dhe Shkodra.