TIRANE, 18 mars 2013– Avokati i Popullit ka publikuar konkluzionet e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kavajës në datat 10 dhe 16 mars 2013.
Në një deklaratë për shtyp, Avokati i Popullit thekson se policia ka kaluar kompetencat e saj duke ushtruar dhunë ndaj protestueve të cilët ishin mbledhur në mbështetje të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.
Avokati i Popullit gjykon se përdorimi i forcës nga ana e policisë është bërë në kapërcim të kompetencave që u ka dhënë ligji ndërsa shton se me ardhjen e akteve të ekzaminimit mjekoligjor të të dëmtuarve do të përgatisë dhe dërgojë një rekomandim organit të prokurorisë Kavajë, për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të policise të forcave speciale.
Ja deklarata e plotë e Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit pasi u njoh nga media per ngjarjen e ndodhur ne qytetin e Kavajes ne daten 10.03.2013, ne oret e darkes, sipas te ciles policia kishte dhunuar disa qytetare, dergoi menjehere ne vend nje grup pune per hetim administrativ te ketij rasti. Nga verifikimet e bera ne Komisariatin e Policise Kavaje dhe pyetja e disa shtetasve rezultoi se, pas arrestimit te kryetarit te bashkise se ketij qyteti z. Elvis Rroshi, disa dhjetra qytetare kishin shkuar prane Komisariatit te Policise duke protestuar per arrestimin e z. Rroshi.
Grumbullimi i qytetarve para Komisariatit te Policise, duke bllokuar ne te njejten kohe rrugen e vetme te komunikimit te ketij organi me qytetin, u konsiderua si tubim i paligjshem. Per kete arsye nga drejtuesit e policise qytetarve u ishte bere thirrje per shperndarjen e tubimit. Gjithashtu nga policia u ishte bere thirrje qytetarve se, nese nuk do te shperndaheshin atehere ajo do te perdorte force ndaj tyre. Meqenese qytetaret e grumbulluar nuk u shperndane edhe pas thirrjeve te perseritura te policise, atehere forcat speciale te policise te ardhura nga Tirana ne ndihme te Komisariatit te Policise Kavaje, nderhyne me force dhe shperndane tubimin e paligjshem.
Gjate kesaj nderhyrje nga punonjesit e policise, disa prej te cileve ishin me skafanda ne koke dhe disa me kapuçe, kane perdorur force ndaj tubuesve. Nderkohe nga punonjesit e policise u shoqeruan e me pas u arrestuan 7 persona. Te arrestuarit u pyeten lidhur me trajtimin e tyre nga punonjesit e policise. Gjashte prej tyre paraqiten pretendime per dhunim fizik nga punonjesit e policise, si goditje me shkopinj, me grushta dhe me shqelma, ndersa 4 bene ankesa me shkrim. Nderkohe disa nga ankuesit demostruan edhe pasojat e shkaktuara nga ushtrimi i dhunes policore.
Gjithashtu ne daten 12.03.2013 prane Avokatit te Popullit bene ankesa ndaj punonjesve te policise per ushtrim dhune ne tubimin e dates 10.03.2013 edhe disa qytetare te tjere, banore te qytetit te Kavajes. Nga pyetja dhe keqyrja e tyre rezultoi se ankuesit kishin shenja dhune ne pjese te ndryshme te trupit, ndersa disa prej tyre edhe ne koke. Per kete arsye nga Avokati i Popullit i eshte bere kerkese Institutit te Mjekesise Ligjore per ekzaminim mjeko-ligjor te te demtuarve.
Avokati i Popullit ka arritur ne konkluzionin se ne kete rast perdorimi i forces per shperndarjen e tubimit te paligjshem eshte nje e drejte ligjore e bazuar ne ligjin “Per tubimet” dhe ligjin “Per Policine e Shetit”. Por konstaton se nga punonjesit e policise perdorimi i forces eshte bere mbi minimumin e nevojshem te parashikuar nga ligji dhe jo ne menyre proporcionale me rezistencen e tyre, sepse goditja e qytetarve eshte bere ne vende te rrezikshme qe mund te sjellin pasoja fatale per jeten dhe shendetin e shtetasve, sikurse mund te permendim goditjet e disa shtetasve ne koke, duke u shkaktuar plage çarese.
Ne daten 16.03.2013 Avokati i Popullit u njoftua nga disa qytetare te qytetit te Kavajes se ne mengjesin e kesaj date nje nga shtetasit e arrestuar Ruzhdi Aliu kishte vdekur. Sipas tyre, shkaku i vdekjes se tij ishte dhuna e ushtruar nga punonjesit e policise ne daten e arrestimit.
Avokati i Popullit sapo mori kete njoftim komunikoi menjihere me drejtuesin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kavaje dhe i sugjeroi qe te fillonte hetimet rreth kesaj ngjarjeje, duke kryer te gjitha veprimet e nevojshme procedurale duke perfshire ekzaminimin mjekoligjor te kufomes se te ndjerit. Nderkohe u dergua ne Kavaje nje grup pune, i cili bere verifikimet e nevojshme ne Komisariatin e Policise Kavaje, ne Spitalin e ketij qyteti dhe ne morgun e Spitalit Rajonal Durres lidhur me veprimet e kryera nga punonjesit e policise dhe mjeket ne zbatim te detyrimit ligjor per dhenien e ndihmes mjekesore shtetasit Ruzhdi Aliu.
Nga verifikimet e bera rezultoi se i ndjeri Ruzhdi Aliu, pas arrestimit nga policia kishte paraqitur pretendime per dhimbje te forta ne stomak per shkak te goditjeve te bera nga punonjesit e policise te forcave special dhe kishte kerkuar ndihme mjekesore. Punonjesit e policise te Komisariatit Kavaje ne daten 11.03.2013 e kishin derguar ate ne spitalin e qytetit per tu ekzaminuar dhe dhene ndihme mjekesore, nje here ne mengjes dhe nje here mbasdite. Sqarojme se i ndjeri Ruzhdi Aliu ka paraqitur pretendime per ushtrim dhune ndaj punonjesve te policise te forcave speciale ne momentin e kapjes dhe shoqerimit prej tyre jashte teritorit te komisariatit. Keto pretendime u bene prej tij para punonjesve te Avokatit te Popullit kur u takua ne ambientet e sigurimit te Komisariatit te Policise Kavaje ne daten 12.03.2013. Ndonese ai paraqiti pretendime per ushtrim dhune dhe ankohej per dhimbje te forta ne stomak, nuk deshiroi te bente ankese lidhur me pretendimet e tij, pavaresisht kerkeses se punonjesve tane.
Nderkohe ne daten 15.03.2013, rreth ores 22.30, meqenese shtetasi Ruzhdi Aliu u kishte paraqitur familjareve te tij shqetesime shendetesore, dhimbje te forta ne stomak, ishte shoqeruar prej tyre ne spitalin e qytetit te Kavajes. Mjeku i urgjences e kishte vizituar dhe nderkohe i kishte kerkuar qe te paraqitej te nesermen ne mengjes per te bere ekzaminime te plota, por ai nuk ishte paraqitur.
Nga dokumentacioni administruar ne polici dhe ne spital rezulton se i ndjeri eshte regjistruar ne librin perkates te policise per te dy rastet e shoqerimit ne spital ne daten 11.03.2013, ndersa ne regjistrin e spitalit ai eshte regjistruar vetem nje here ne kete date, si dhe ne daten 15.03.2013. Gjithashtu nga keqyrja e dokumentacionit rezulton se ne spital, atij perveç vizites se thjeshte dhe injeksionit nuk i jane bere ekzaminime te specializuara per pretendimet e paraqitura.
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor qe iu be kufomes te se ndjerit ne daten 16.03.2013 nga nje grup mjekesh te Institutit Mjekoligjor, Tirane rezultoi se shkaqet e vdekjes se shtetasit Ruzhdi Aliu ishin natyrore sepse kishte pesuar atak ne zemer. Megjithate Avokati i Popullit i sugjeroi organit te prokurorise qe te hetoje edhe lidhur me faktin nese te ndjerit i eshte dhene, ose jo ndihma e nevojshme mjekesore.
Ne perfundim te ketij hetimi Avokati i Popullit gjykon se perdorimi i forces nga ana e policise eshte bere ne kapercim te kompetencave qe u ka dhene ligji dhe me ardhjen e akteve te ekzaminimit mjekoligjor te te demtuarve do te pergatise dhe dergoje nje rekomandim organit te prokurorise Kavaje, per fillimin e hetimeve ndaj punonjesve te policise te forcave speciale.
Nderkohe Avokati i Popullit vlereson se nga personeli mjekesor i Spitalit te qytetit Kavaje nuk eshte treguar kujdesi i duhur ndaj te ndjerit Ruzhdi Aliu, sepse ai megjithese ka shkuar tre here ne spital dhe ka paraqitur pretendime per dhimbje te forta si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj tij, nuk eshte mbajtur nen vezhgim prej tyre. Per kete arsye Avokati i Popupullit do t’i beje nje rekomandim Ministrit te Shendetesise me qellim rritjen e nivelit te sherbimit mjekesore ndaj qytetarve qe paraqiten prane qendrave shendetesore per ndihme mjekesore.