Trazirat e ndodhura në shkallët e stadiumit në ndeshjen Itali – Shqipëri, padyshim që lanë një shenjë të keqe në emrin që tifozëria shqiptare la në Europianin e vitit të kaluar. Grupi “ILLYRIAN ELITE” që shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes duket se e ka bërë këtë gjë për inatin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Kjo gjë ka ardhur për shkak të një inati te vjetër, pasi në ndeshjen Shqipëri – Izrael ky grupim nuk arriti të sigurojë bileta për të ndjekur ndeshjen në stadium.Tani, pas thuajse 24 orësh nga ajo ngjarja vjen edhe reagimi i FSHF-së. Përmes një deklarate në sajtin zyrtar, instuticioni që drejton futbollin shqiptar ka dënuar ato veprime të turpshme duke u shprehur se ky grupin cënoi rëndë emrin e tifozëve shqiptarë në mbarë Europën.

Madje, FSHF shkon më tepër duke kërcënuar se të gjithë tifozët që janë në fan klabin e Kombëtares dhe që bëjnë pjesë në këte grupim, do të përjashtohen. 

Deklarata e plotë

Federata Shqiptare e Futbollit denon me force aktet e shemtuara dhe aspak sportive te ndodhura te premten ne mbremje ne stadiumin “Renzo Barbera” akte te cilat sollen nderprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshem pezullimin e saj. Keto veprime teresisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kane aspak lidhje me tifozet e shkelqyer shqiptare. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve te grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozeve tane te cilet gjithmone kane qene ne mbeshtetje te skuadres duke ndjenjur afer saj me korrektesi dhe si nje lojtar i 12-te per kete ekip.FSHF nuk pajtohet kategorikisht me nje anti-sportivitet te tille ne stadiumin e Palermos dhe njeheresh i transmeton skuadres, kolegeve, tifozeve dhe mbare qytetareve italiane ndjesen e saj te sinqerte per incidentin e shemtuar duke cenuar standartet, duke garantuar qe episode te tilla te izoluara nuk mundet kurrsesi te lekundin raportet e miqesive tona te perbashketa mes dy popujve.NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozeria me e paqte e Evropianit dhe kudo qe kishte shqiptare kishte feste.Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar teresisht nga veprime te tilla krejtesisht te papranueshme ka vendosur te mos jape dhe te mos shperndaje me asnje bilete per ne stadium, anetareve te grupimit ILLYRIAN ELITE te cilet goditen imazhin e mrekullueshem qe prodhoi ne Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, te gjithe ata tifoze qe jane rregjistruar ne emer te ketij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozet e Kombetares ne FSHF nuk do te jene me pjese e ketij Fan Club-i.Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se cdo gje tjeter.