TIRANË– Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës. 

Zyrtarët e MPJ-së theksuan angazhimin e këtij dikasteri në shqyrtimin në vijimësi të situatës së aksioneve destabilizuese serbe në Luginën e Preshevës. 

Sipas MPJ, nga qeveria serbe ka pasur një retorikë të ashpërsuar dhe provokuese, ndërsa theksoi se dhe reagimi shqiptar është ende në shqyrtim. 

“Nuk mund të rrimë duarkryq para aksioneve destabilizuese serbe”, tha MPJ. 

Ndërkohë Arta Dade sugjeroi që Parlamenti Europian të marrë në shqyrtim situatën në Luginën e Preshevës, ndërsa shtoi e cështja do sensibilizohet dhe në asamblenë e OSBE-së. 

Raporti i MPJ në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme vjen pas deklarateve të qeverisë shqiptare ku u thkesua se do të rishqyrtohen marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa Ministria e

Jashtme e Serbisë reagoi duke u shprehur se deklaratat shqiptare janë destabilizuese për rajonin. 

Deklaratat pasuan pasi Serbia hoqi lapidarin e të dëshmorëve shqiptarë në Luginë e Preshevës.