Prej disa ditësh ngjarjet në qytetin e Shkodrës kanë sjellë reagime të shumta si nga politika, ashtu edhe nga mediat dhe shoqëria. Teksa opozita ka folur prej kohësh, ditën e sotme ka reaguar kryeministri Edi Rama duke publikuar edhe shifra.

Në një postim në Twitter Rama thotë se sot Policia e Shtetit foli me vepra, ndërsa me llafet e atyre që ikën nga kuvendit nuk ia vlen të merresh duke e akuzuar opozitën se bën politikë me krimin.

“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.