Kaia Gerber risolli një nga pamjet më mbresëlënëse të nënës së saj, Cindy Crawford. 23-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq për premierën e filmit “Shell” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Në fakt, ajo u sigurua që të nderonte nënën dhe supermodelen e saj, Cindy Crawford, duke ringjallur pamjen që kishte zgjedhur për Oskarët e vitit 1993.
Modelja e re ka veshur fustanin e bardhë të shtëpisë franceze të modës Hervé Léger, ndërsa detajet e tjera nuk i kanë munguar.
Cindy Crawford's daughter Kaia Gerber is spitting image of supermodel mom as she recreates classic 1993 Oscars look https://t.co/BdJcW0T86K
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 13, 2024
Kaia Gerber u shfaq me të njëjtat këpucë që mbante nëna e saj, si dhe të njëjtat vathë. Edhe grimi, si dhe modeli i flokëve të saj i kujtuan të gjithëve Cindy Crawford.
Cindy, krenare për vajzën e saj, ka publikuar një story në llogarinë personale në Instagram me fotot e tyre krah për krah. Në krye të fotos ajo ka shkruar: “Si e ëma dhe e bija”.