TIRANE-Kreu i Partisë për Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi sot se vendimi i Gjykatës së Tiranës një tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bërë shumë pak kundër krimit shtetëror në Shqipëri. 

“Vendimi i gjykatës një tmerr që errëson të ardhmen, vrasja e 21 Janarit ishte një krim shtetëror”. 

Më tej Ngjela theksoi se Qeveria me 3 gjyqtarë keqbërës sulmoi madje dhe ambasadën amerikanë në Shqipëri. Me një mesazh drejtuar Arvizu, Ngjela i bëri thirrje të bëjë më shumë ndaj krimeve të tilla. 

“Zoti Arvizu keni bërë pak kundër krimit shtetëror në Shqipëri. Ambasada e SHBA në vitin ‘97 ka bërë më shumë kundër kësaj bande”, u shpreh Ngjela duke shtuar se “ne do fitojmë luftën me krimin shtetëror dhe korrupsionin”.