Tiranë, 21 qershor 2014 – Në një postim në Facebook, avokati Spartak Ngjela ka shkruar se bosët e trafikut të drogës nuk janë në Lazarat, por janë në Tiranë.
Duke përmendur ish-kryeministrin, Ngjela theksoi se Sali Berisha është më i frikësuari nga ky operacion.
“Nuk e dimë se çfarë ndodhi në Lazarat…por pamë shumë frikë nga Bosët e këtij vendi. Kurrë mos ju shkojë mendja se bosët e narkotikut lazaratas ishin dhe janë në Lazarat. Jo; ata ishin dhe janë në Tiranë. Nuk e shihni sesi është trembur Saliu? Nuk e shihni sesi befas e prishi marrëveshjen e heshtur Meta me Berishën? Nga frika apo nga principialiteti. Hahaha… Nga frika mo, vetëm nga frika….Saliu është njëlloj si në Gërdec. Sokellin e ulëret me një nivel krejt ordiner, madje nën nivelin e malavitës së ulët të rrugëve. Ka frikë. Por po shoh frikë edhe të të tjerë në Parlament; dhe sidomos në ish qeverinë Bersha”, thotë Ngjela.
Pse hesht Presideni i Republikës, një ish Ministër i Brendshëm i Saliut? Sepse s'ka qenë asnjëherë President. Një i montuar për të heshtur kundrejt krimit dhe një ruajtës banal i hajdutërisë dhe abuzimit të qeveritarëve të rrezuar dhe gjyqtarëve. Ka shumë enigma brenda Lazarati; por nëse do të shihni sërish ndonjë kunat të Saliut atje, të kapur më armë në dorë, përsëri "për bukën e gojës" ka shkuar, do të thotë Saliu, ashtu siç tha për kunatin e vrare në Gerdec…një Xhimi, Xhimi”, shkruan Ngjela në Facebook.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





