Tiranë, 10 shtator 2014 –  Vjedhja e Bankës së Shqipërisë ka bërë që të ngrihen shumë hamendësime dhe teori konspiracioni. Avokat Spartak Ngjela, i ftuar nw emisionin "Studio e hapur" deklaroi se vjedhja në BSH mund të jetë më e madhe dhe në të të jetë përfshirë një rrjet. Sipas tij, nëse kjo rezulton e vërtetë, guvernatori Ardian Fullani edhe mund të ishte vrarë.

Guvernatori duhet të ishte arrestuar që ditën e parë. Le njëherë që po të ketë rrjet, ai shumë mirë që u arrestua, se ai do ishte vrarë. Ai po bën 10 vite që jeton në zyrë, besoj këtë se dinit. Kjo mund të jetë hapja e fundit e ‘Kutisë së Pandorës’”, tha Ngjela.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/