Avokati Spartak Ngjela foli në studion e lajmeve në RTV Ora për protestën e artistëve dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, për të cilin tha se nuk vlen dhe ata që e duan le ta mbajnë vetëm si relike.

Spartak Ngjela: Le ta mbajnë si relike, se ai si teatër nuk vlen. Kush thotë që vlen ka prapaskenë interesi. Ai si teatër nuk vlen, është mesjetar.

Beti Njuma: Ai është ndërtuar në '39 dhe nuk është mesjetar. Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit.

Spartak Ngjela: U rikonstruktua edhe ai Globusi i Shekspirit në Londër, por e mbajnë për Shekspirin. Ai nuk vlen si teatër. Mund ta mbanim si histori, por këtë pastaj e kanë në dorë qyteti. Unë do shkoj ta bind qytetin që mbaje për histori. Ka dy mënyra për të biseduar për të. Vlen si teatër? Jo, nuk është modern. Si një objekt historik është gjë tjetër. Se si do ta ruajnë për këtë nuk di të them. Por që ai nuk vlen më për të luajtur drama kjo nuk diskutohet.

I pyetur për çuarjen në Gjykatë Kushtetuese të ligjit për teatrin nga Presidenti Meta, Ngjela u shpreh se: 

“Gjykata Kushtetuese do tregojë se ku e ka shkel kushtetutën? Kë keni president? President keni një furrxhi ku di gjë ai nga ligjet. Që të më thuash që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese do më tregosh nenin kushtetues që është shkelur. Se kam parë. Presidenti juaj është furrxhi zonjë, është njeri i zakonshëm i popullit. Duhet të na tregojë se ku është ligji që ka shkelur. Dhe jo ligji, por neni i Kushtetutës që ka shkelur."