Avokat Spartak Ngjela duke komentuar përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara në një status në Facebook, thotë se “kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë dhe provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë”.
Statusi i Spartak Ngjelës:
Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit; Që të gjitha argjinaturat e korrupsionit; Ajo i shkatërroi të gjitha rrugët e korrupsionit. Por ajo iu tregoi shqiptarëve se, kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë; provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë.
Të gjitha do të hetohen. Madje janë në hetim me fakte nga ekspertët e huaj. Po Rama pse gënjen pikërisht për këtë? Së është një i korruptuar që ka mendjen e një fëmije.
Pse, nuk e shihni çfar gënjeshtari fëminor është, kur, pa asnjë lloj kalkulimi, thotë që: " po të mos isha unë, Edi Rama, dëmet do të ishin shumë më të mëdha". Vetëm një 12 vjeçar e ka këtë kurajë injorantësh për të folur kështu. Mbani mend një gjë: Çdo fatkeqësi natyrore do t' iu japë shqiptarëve provat e grabitjes së qeverive që i kanë qeverisur dhe kësaj që po e qeveris.





