TIRANË,13 shtator 2013 – Spartak Ngjela, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24 gjatë jnë bashkëbisedimi me gazetaren Ola Bruko shprehu pakënaqësitë e prishjes së partneritet me kryeministrin Edi Rama. 



Ngjela akuzoi kreun e qeverisë së re se prishi ‘paktin’, duke mos i ofruar postin e ministrit të Drejtësisë. Sipas Ngjelës Rama kishte turp të bënte publike postin që i kishte menduar ti caktonte ndaj për këtë arsye ai ‘nuk mund të ulte dot veten’ ta pranonte. “Una jam ose me qeverinë ose kundra saj”, theksoi Ngjela. 



“Rama prishi partnershipin kur erdhi në qeveri. Unë ose jam në qeveri ose nuk jam, ky është statusi im. Nuk kam qenë vartësi i Ramës. Nuk e di arsyen pse nuk mu ofrua posti i ministrit . Fryma thotë se këta nuk do godasin korrupsionin këta nuk e kanë politikën profesion. Kur një kryeministër apo pushtetar nuk e ka politikën profesion e ka të vështirë. Fakti që Rama kishte turp ta thoshte nuk kishte pse ta pranoja unë. Uë nuk mund të ul nivelin. Unë jam partner nëse nuk do tungjatjeta”, u shpreh Ngjela teksa marrëdhënien me kreun e mazhorancës nuk e vlerësoi si armiqësor, megjithëse nuk kanë ende një marrëveshje .

Kompozimi i qeverisë sipas analizës së Ngjelës është i gabuar. “politika është shkolla dhe nuk ndërpritet karriera politike, jo të marr fshatin dhe të vë në qeveri:, tha Ngjela duke deklaruar se Pandeli Majko, Ben Blushi dhe Arta Dade duhet të ishin brenda kabinetit qeveritar . 


“Rama ka gabuar në kompozimin e qeveris. Të paktën 3 persona duhet të ishin në qeveri. Se politika është shkolla dhe nuk ndërpritet karriera, jo të marr fshatin dhe të vë në qeveri. Majko duhet të ishte në qeveri. Blushi patjetër dhe Arta Dade. Mbase ata kanë refuzuar, por kanë bërë gabim. Nëse ka qenë shkak mandati, Rama të hiqte dorë nga kjo ide”, tha Ngjela.