Janë entuziazmuar pa masë nga fitorja e radhës, pasi janë ngritur në kategori dhe kjo i ka bërë më shumë se të lumtura volejbollistet e skuadrës së USD Altair di Vicenza-s.

Ato kanë festuar çmendurisht, aq sa kanë hequr edhe… mbathjet dhe kanë mbuluar pjesët intime me topin e volejbollit.

Më pas vajzat e kanë postuar foton në faqen zyrtare të skuadrës në Facebook dhe siç pritej, reagimet kanë qenë të menjëhershme. Mbështetjen më të madhe sportistet e kanë patur nga fansat, por nuk kanë munguar as komentet kritikuese, edhe pse poza ishte më shumë se origjinale në llojin e saj.

Sipas të përditshmes italiane "Il giornale", fotoja është bërë një ngjarje me përmasa më të mëdha nga ç’mund ta imagjinohej. Përveç të tjerave, dashur pa dashur, poza e tyre shërbeu gjithashtu si një strategji marketingu me efekt të menjëhershëm për skuadrën.