Pasi siguroi ngjitjen në Serinë A, Benevento e Pipo Inzagit është hedhur fuqishëm në merkato. Loik Remi ishte i afruari i parë në radhët e skuadrës italiane, ndërkohë që së fundmi në mediat italiane janë duke qarkulluar 3 emra të bujshëm, si kandidatë të mundshëm për t’u bashkuar me klubin verdhekuq.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Kamil Glik, mesfushorin Obi Mikel si dhe sulmuesin Iturbe. Të 3 këta futbollistë me eksperiencë që mund ta ndihmojnë skuadrën e Beneventos në realizimin e objektivave për sezonin e ardhshëm.





