15nëntor 2015 – Pesë persona, kushërinj mes tyre u arrestuan sot Në Berat e Sarandë. Fillimisht u kap në Qafë-Botë të Sarandës, në tentativë për të kaluar në Greqi Neshat Çifliku, 31 vjeç. Ai po transportonte me kamion 250 kg drogë.

Policia pikasi tavanin e kamionit, i cili ishte lyer rishtaz, duke dyshuar për çfarë kishte brenda. Pas gjetjes së drogës aksioni vazhdoi në Berat, ku në u ndaluan Dashnor, Saimir, Florud dhe Guxim Çifliku. Në banesat e tyre u gjetën dhe 80 kg të tjera kanabis sativa.

/portali DurrësLajm/