Klubi i Teutës ka reaguar përmes zyrës së shtypit për veprimet e Majkëll Ngo, gjatë ndeshjes Tirana-Teuta, që u zhvillua ditën e djeshme.
Të irrituar nga incidentet gjatë ndeshjes që kanë shkaktuar fraktura te tre lojtarë durrsakë, klubi i bën thirrje komisioneve pranë FSHF-së, të shohin pamjet filmike dhe të marrin masa për Ngo-në.
REAGIMI I TEUTËS
KF Teuta dhe tifozët janë shumë të irrituar për veprimet e lojtarit me ngjyrë të Tiranës, Michael Ngoo, i clili me goditjet e tij me brryl i ka shkatuar fraktura tre lojtarëve tan. I bëjmë me dije komisioneve pranë FSHF-së, që të shikojnë pamjet filmike, dhe të marrin masa për këtë lojtar mostër në fushë, që i ka të përsëritura këto gjeste.
Gjithashtu i bëjmë thirrje arbitrave, që ta kenë më shumë në vëmendje këtë lojtar me ato gjeste të shëmtuar me dashje në fushë.
Zyra për shtyp—KF Teuta.





