Qeni besnik ka ngordhur pasi kishte 12 vite në pritje të pronarit të tij, të zhdukur në Detin e Zi. Mukhtar ishte bërë i njohur për të gjithë komunitetin, pasi dilte çdo ditë në të njëjtin vend buzë detit për të pritur të zotin e tij.

Gjatë 12 viteve pritje, qeni thuhet se ishte kthyer në problem për disa qytetarë, të cilët e kishin raportuar te autoritetet. Ata vendosën ta eutanazonin, por ishte revolta e madhe e banorëve vendas që i ndaloi. Të gjithë e njihnin dhe e donin atë.

“Ai ishte më shumë se një qen, tani ai është një yll. Dashuria dhe pritja, dy arsyet e të jetuarit që kanë bashkuar në mënyrë dramatike historitë e dy qenve që tashmë janë legjenda”, ka thënë kryebashkiakja e Jaltës.





