Krokodili më i gjatë në botë i quajtur Lolong ka ngordhur një ditë më parë në Bunaean të Filipineve.

Lolong, krokodili më i madh i kapur ndonjëherë nga njerëzit, ka ngordhur në një liqen ku mbahej i rrethuar në një fshat në jug të Filipineve. 

Grabitqari 6.5 metra i gjatë u kap 18 muaj më parë nga disa burra dhe sipas ‘The Philippine Star’ u sëmur pasi gëlltiti një litar najloni para 3 javësh.

Lolong kishte vrarë shumë peshkatarë para se të kapej pranë Bunavanit nga 30 burra, të cilëve iu deshën 3 javë para se ta zinin në një kafaz çeliku.