Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar.
Prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur ështe konstatur rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.
Gjithashtu, institucioni i akuzës i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.