Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka folur për ngordhjen masive të pulave në Durrës. Në një konferencë për mediat ato kanë deklaruar se kanë qenë në ndjekje të rasteve të dyshuara në datat 7-17 mars ku janë identifikuar rastet me laringo traketi.

Më pas në datë 19 mars janë marrë monstra të reja ku është konfirmuar edhe prezenca e gripit të shpendëve.

“Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve, u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISV, AK i mbrojtjtes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e rrezikut dhe 10 km është monitorimi.

Kemi marrë masa të mëtejshme, Ministria e Bujqësisë dhe ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisë vendore për t’i informuar për planin e mëtejshëm të masave. Prodhimi vezë është i izoluar, AKU i ka marrë masat, por duam të sigurojmë publikun që kjo sëmundje nuk shkaktojnë problematika në shëndetin e njerëzve”, thuhet në deklaratë.