Qindra mijëra pula raportohen të ngordhura në disa pulari në Durrës, pasi janë prekur nga sëmundja laringo tracheit.

Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho, ka deklaruar se ky institucion është në fazë hetimi dhe kontrolli, duke shtuar se po vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat e infektuara.

”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet.”, tha Nasho.

Më herët “DurrësLajmnjoftoi se vetëm në njërën nga pularitë e kontrolluara nga Drejtoria rajonale e AKU-së ishin groposur 175,300 pula të ngrodhura, ndërkohë numri i shpendëve të sëmura pritet të jetë shumë herë më i madh.