ELBASAN- Një aksident me pasojë 4 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Nga hetimet paraprake mësohet se në vendin e quajtur Popër, dy automjete me traga Elbasani janë aksidentuar rëndë, pasi kanë rrëshqitur mbi akull duke dalë nga rruga.
Në aksident janë përfshirë mjeti ‘Benz’ me targa EL 3237 C i drejtuar nga Fatos Kërcyku si dhe një automjet me targa Elbasani, i drejtuar nga shtetasi Sadik Nikolli.
Si pasojë janë plagosur dy drejtuesit, dhe dy pasagjerët Mikel Hysa dhe Ilir Boduri të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin kirugjikal, ku mësohet se gjendja e pasagjerëve është e rëndë.
Burime policore të Elbasanit bëjnë me dije se moti i keq dhe bora e rënë ditët e fundit ka sjellë si pasojë vështërësi në qarkullimin e mjeteve, për shkak edhe të mungesës së kripës dhe skorjes në rrugë.