KORCE-Reshjet e borës kanë shkaktuar dhe ditën e sotme problematikë në qarkun e Korcës.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që ngrica të sjellë vështirësi qarkullimi në të gjitha akset nacionale, ku mësohet se ndërhyhet herë pas here me hedhjen e kripës.
Policia Rrugore këshillon të bëhet vecanërisht kujdes në Qafën e Qarrit, Qafë Thanë dhe Qafë Plloç, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, ndërsa mësohet se aksi rrugor Korcë-Dardhë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Ndërkaq është rikthyer normaliteti në rrugën Gramsh-Korçë, e cila që prej orës 19.00 të mbrëmjes së djeshme ka qenë e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve.





