Është bërë tashmë realitet ngritja e Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer të Sarandës. 123 milionë lekë është fondi që buxheti i shtetit ka dhënë tashmë për ngritjen Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë.
Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, që mori pjesë për fillimin e punimeve për ngritjen e Varrezës Monumentale u shpreh se “Fillimi i punimeve të Varrezave të Çamërisë është bërë tashmë realitet.
Ismail Myrtaj, kryetar i komunës së Markatit, me përgjegjësinë e autoritetit kontrator siguroi se monumenti do të përfundojë brenda qershorit të këtij viti.
Kjo Varrezë Monumentale vjen si përkujtesë e atyre çamëve që genocidi i egër grek i viteve 1913 – 1945, u mori me tortura nga më monstruozet jetën, pa pyetur për moshë të vogël apo të madhe, pa pyetur në se ishte grua, burrë apo fëmijë, apo filizë e njomë që rritej në bark të nënës.