Është ngritur alarmi për bombë në pranë Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion, pas një telefonate në Policinë e Shtetit.

Mësohet se në sallën operative ka pasur një telefonat anonime ku është shprehur se në gjykatë është vendosur një bombë.

Sakaq policia po verifikon imtësisht te gjitha godinat e gjykatave. Po ashtu në zonë ka edhe forca të shtuara policie si në  GJKKO dhe SPAK.