Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të premte, në takimin me furnizuesit e hidrokarbureve se do të ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant.

“Na bëni me dije 5 përfaqësues për bordin kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë, bordi do të mblidhet me ‘Zoom’ (takim online) dhe të gjithëve në fund do t’u jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë ditën e nesërme nga bordi. Nëse vendos një çmim ndryshe, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.