Familja e DJ Avicii, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Oman në prill të vitit 2018, ka njoftuar ngritjen e një fondacioni të ri.

Fondacioni është ngritur në kujtim të 28-vjeçarit për të mbledhur para dhe ndërgjegjësimin për sëmundjen mendore dhe parandalimin e vetëvrasjeve.

"Tim donte të bënte ndryshim. Ngritja e një fondacioni në emër të tij është mënyra jonë për të nderuar kujtimin e tij."– tha familja e tij në deklaratë. 

DJ i njohur suedez luftoi me abuzimin me substancat narkotike dhe depresionin. Fondacioni Tim Bergling gjithashtu do të trajtojë çështje si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e natyrës.