Simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej dhe rrugë të tjera të kryeqytetit, për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj në orën 12:00.

Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.

Po ashtu këtë të premte pritet të jepet edhe vendimi për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend, PD-së.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bllokuar disa rrugë, që prej orës 10:00, deri në përfundim të tubimit.