Hëna e parë e plotë e pranverës së hemisferës veriore është duke ndodhur mbrëmjen e sotme. Ky fenomen i veçantë është i njohur si “Hëna Rozë”.

Por ata që shpresojnë për të parë një henë me ngjyrën rozë do të zhgënjehen, pasi emri i këtij fenomeni nuk ka lidhje me ngjyrën e hënës.

“Hëna Rozë” në fakt nuk është rozë, por emrin e ka marr nga sezoni i çeljes së luleve që shumica ka ngjyrë rozë.

Hëna e plotë ndodh mes datës 10-11 prill. Gjatë kësaj kohe, hëna do të shfaqet në afërsi të Jupiterit.