Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ndër të tjera është pyetur edhe për mohimin e një të drejtë kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimore.

Rama: Nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme që ka hapur vetë.

Së treti, ne e kemi thënë që është koha të rishikojmë ligjin për komisione hetimore, duke marrë parasysh eksperiencën e këtyre viteve dhe dështimet e komisione hetimore në këto vite.

Ky komision nuk është ngritur, sepse nuk ka pasur vullnet nga ana tjetër. Ne kemi punuar prej muajsh dhe kemi konsideruar dy drejtime: E para integrimin e vendimeve e Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore në ligjin e komisione hetimore dhe e dyta burimin e vetë ligjit, që është ligji gjerman i komisione hetimore. Kjo e shoqëruar edhe me një analizë të ligjeve dhe funksionimi komisione hetimore në vendet e BE.

Unë këtu kam të gjithë  studimin e bërë nga grupi i punës. Ka brenda shumë të dhëna dhe një prej tyre është që Shqipëria mban numrin rekord me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit dhe BE për numrin e komisione hetimore që ka ngritur gjithë këto vite.

Ne nuk mund të jemi një rast unikal në Europë, me një metodë unikale për ngritjen e komisione hetimore dhe për mënyrën se si i trajtojmë ato. Ne duhet të jemi thjeshtë një vend europian.