Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e shtabit pararojë në Shqipëri.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Kim ka shkruar se kjo ishte hera e parë që SHBA e kishte marrë një vendim të tillë dhe se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të nisur vitin me thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Flamuri dhe të Shqipërisë. Hera e parë që SHBA-të vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.”, shkruan Kim.