GREQI, 01 mars 2013– Greqia është tronditur nga vdekja e dy studentëve dhe gjendja e rëndë në të cilën ndodhen tre të tjerë, në tentativën e tyre për t’u ngrohur me mjetet primitive.

Siç është raportuar nga të dhënat paraprake, pesë të rinjtë që ndodheshin në një shtëpi në qendër të qytetit të Larisës, kishin ndezur një mangall të improvizuar – “vatër zjarri” për tu ngrohur.

Pas orës 18:00 pm, një shoqja e tyre shkoi në shtëpi për t’i vizituar ato. Ndërsa trokiste dhe i binte ziles, askush nuk i hapte derën.

Përfundimisht, kur dera u hapet me çelësin e pronares së banesës, u ndeshën me një situatën tragjike, dy studentë të vdekur dhe tre të tjerët pa ndjenja. Tre të rinjtë e tjerë u dërguan menjëherë për në spitalin e Larisës, ku dy prej tyre janë në gjendje kome, ndërsa i treti në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve policore të qytetit të Larisës, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje, rezultoi se dy të rinjtë humbën jetën për pasoj të gazrave helmues që u liruan nga zjarri që kishin ndezur studentët në mangall.

Duhet theksuar se për pasojë të krizës së rëndë ekonomike që po përjeton Greqia, mungesa e ngrohjes, pra pamundësia për të blerë naftë për ngrohje detyroi të rinjtë dhe me qindra e mijëra qytetarë grekë të ngrohen me mjetet primitive, duke improvizuar një sërë sistemesh, ku dallojnë sobat e drurit etj.