Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngujimin e studentëve të fakultetit të Ekonomikut dhe Juridikut.
Në një postim në Twitter, Rama iu ka kërkuar ndjesë studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e mësimit, ndërsa shkruan se kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.
"U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student."





