Ngujohen në ambientet e kampusit universitar në Spitallë një grup studentësh të UAMD-së.

Pas bojkotit të mësimit të zhvilluar paraditen e sotme, studentët kanë marrë vendim që të ngujohen gjatë orëve të mbrëmjes. Ata kanë publikuar edhe disa video nga ambientet e ngujimit.

DurrësLajm ka komunikuar me studentët e ngujuar. Ata kanë theksuar se janë në mbështetje të studentëve të Tiranës dhe rretheve, që i janë bashkuar protestës së nisur që në dhjetor të vitit të kaluar.

Në protestë dhe bojkotin mësimor nuk kanë marrë pjesë studentët e disa fakulteteve.

Mësimi u zhvillua normalisht në godinën e universitetit “Aleksandër Moisiu”.

K.H.