Mario Balotelli prej disa muajsh e ka shfaqur hapur qëllimin e tij për t’u larguar nga Nica, skuadër ku aktivizohet prej dy sezonesh në kampionatin elitar francez.

Sikurse informon L’Equipe, përfaqësuesit e sulmuesit italian vijojnë bisedimet me Olimpique Marseille. Mirëpo drejtuesit e Nices, për shkak të paraqitjes me vonesë të futbollistit në stërvitje nuk lëkunden nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar 10 milionë euro.

Nga ana tjetër, te Marseille e konsiderojnë të ekzagjeruar këtë shifër. Situata mes 27-vjeçarit dhe klubit francez, ku shënoi 26 gola në dy sezonet e fundit vazhdon të jetë e tensionuar.