Ashtu siç e dini, reperi dhe aktori Nick Cannon është baba i 7 fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë nga marrëdhënie të artistit me gra të ndryshme.
Mirëpo ky vendim nuk ishte i 40-vjeçarit, por i partnereve të tij. Kështu ka deklaruar reperi në një intervistë për “Breakfast Club”, ku ndër të tjera ka thënë se nuk i pëlqen monogamia, por ndjek dëshirat e grave të tij.
“Janë gratë ato që flasin hapur dhe thonë që dua ta lejoj këtë burrë në jetën time dhe dua të lind fëmijë me të. Pra nuk është vendimi im. Unë ndjek dëshirën e tyre. Po të shohësh strukturën familjare është gjithmonë gruaja që drejton dhe merr vendime. Ideja që një burrë duhet të ketë vetëm një grua? Ne nuk duhet të kemi asgjë. Unë nuk kam në pronësi askënd”,- tha Cannon.
Aktori ka dy binjakë me Mariah Carey, djalin dhe vajzën me Brittany Bell, dy djem me Abby De La Rosa dhe një djalë me Alyssa Scott.