Këngëtari i famshëm, Nick Jonas ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë, pasi është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri.
TMZ shkruan se Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi ai është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital.
Burimet nuk kanë bërë ende të ditur se për çfarë incidenti bëhet fjalë dhe si ka ndodhur gjithçka. Megjithatë është bërë me dije se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë.
Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar.





