Reperja Nicki Minaj pak ditë më parë ishte protagoniste në një videoklip të sajin të fundit.

Ekspozoi gjoksin dhe një pjesë të trupit duke i bërë publicitetin maksimal këngës së re.

Këtë herë vjen në një set fotografish për revistën “Elle”.

Por ndryshe nga videoklipi, Nicki në revistën “Elle” është si një njeri normal pa e tepruar me zhveshjen por as me make up dhe modelin e flokëve.

Nicki theksoi në intervistë se në fillim të karrierës së saj, objektivi kryesor ishte t’i blinte një shtëpi nënës, por tani ka një tjetër më të madh e se dëshiron të dominojë botën”.