27 nëntor 2014 –  Aktorja e famshme Nicole Kidman ka zbuluar një “sekret” nga jeta private. E ftuar në programin e mëngjesit “Good Morning Britania”, Kidman ka rrëfyer se punët e shtëpisë nuk i ka aspak qejf.

“Kur isha e vogël zgjidhja dhe hekurosja këmishat e babait, edhe punët e shtëpisë ishin “pasioni” im, por kur u rrita e braktisa këtë zakon”.

Aktorja ka rrëfyer se edhe fëmijët i vë në punë, pavarësisht se ata ankohen ndonjëherë, padyshim që edhe ajo bën punët që i takojnë, por e vetmja gjë që i pëlqen të bëjë është larja e rrobave.