BAHREIN, 20 prill 2013 – Niko Rosberg ka shënuar kohën më të mirë në prova dhe do të niset në pole position në Çmimin e Madh të Bahreinit. Makina gjermane nuk dukej në gjendje të luftonte për vendet e para në vijën e nisjes, por një xhiro e shpejtë në fillimin e kualifikueses së tretë bëri diferencën dhe rezultoi e pakalueshme nga gjithë pilotët e tjerë.
Sebastian Vetel arriti të siguronte vendin e dytë në vijën e nisjes, ndërsa nga vendi i tretë do të niset Fernando Alonso me Ferrarin.
Renditja e pilotëve:
Niko Rosberg – Vendi i parë
Sebastian Vetel – Vendi i dytë
Fernando Alonso – Vendi i tretë
Felipe Massa – Vendi i katërt
Paul di Resta – Vendi i pestë
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





