17gusht 2015 – Historia e familjes Trimi në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës ka sjellë reagime të shumta, pas daljes publike të burrit të shtëpisë që denoncoi dhunën e tradhtinë e gruas.

Pas arrestimit nga policia të Edmonda Trimit, i shoqi, Niko Trimi këmbëngul se e fal të shoqen, nëse ajo do të heqë dorë nga tradhtitë dhe telefoni. “Unë premtoj se çdo gjë me firmë të prokurorisë, ajo për familjen ka qenë, por të heqë dorë nga Facebook nga telefonatat. Në qoftë se me telefonin ka problem, i duhet të më thotë mua që do flas me mamin ose me dikë dhe unë si kam penguar asnjë”, thotë Trimi për A1 Report.

E shoqja, nënë e tre fëmijëve, do të dalë para gjykatës, ku do të vendoset nëse ajo do të qëndrojë në burg apo do të lirohet. Nëse vendoset masa e lirimit atëherë 26-vjeçarja do të duhet të zgjedhë nëse do të rikthehet tek i shoqi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/