DURRËS, 20 tetor 2014– Nikola Koperniku, pa dyshim mbetet njëri ndër astronomët më të mëdhenj në histori. Ai ndryshoi plotësisht perspektivën e njerëzve në botë, edhe pse s’qe aspak e lehtë, duke zgjeruar horizontet e tyre. Pavarësisht se ishte peshkop, Koperniku, kurrë nuk e braktisi dashurinë e tij për astronominë. Ai ishte një gjeni i vërtetë, një njeri trim i cili nuk ndejnte frikë për të shpallur teoritë e reja:
– Qendra e Tokës nuk është një masë e Universit, por vetëm qendra e gravitetit dhe qendra e sferës së Hënës.
– Të gjitha sferat sillen rreth Diellit dhe, për këtë arsye, Dielli është në qendër të të gjithë universit.
Këto deklarata përfaqësonin krektësisht të kundërtën e asaj që mbrohej nga teoria gjeocentrike e kohës. Koperniku vuri në pikëpyetje të gjithë sistemin e mendimit, i cili asokohe kish pushtuar filozofinë dhe fenë.
Koperniku, gjithashtu kishte llogaritur saktësisht kohën e orbitës rreth Diellit në 365 ditë, 6 orë dhe 10 minuta.
Në krahasim me llogaritjet e tanishme, ai ishte i gabuar vetëm në një minutë. Ai krijoi dhe formulën për llogaritjen e eklipseve hënore.
Nikola Koperniku ishte aktiv në shumë fusha si fizika, gjeografia dhe ekonomia, ndaj mund të konsiderohet një rilindas i vërtetë. Vepra e tij e madhe, "De revolutionibus Coelestium Orbium" u botua pas vdekjes. Legjenda thotë se Koperniku , i cili vuante nga iktusi, vdiq pasi mori në duar kopjen e parë të librit të tij; buzëqeshi dhe u shua përgjithmonë.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





