Presidenti i Serbisë Timisllav Nikoliç ka deklaruar se para 20 ditësh i ka dërguar ftesë presidendtes së Kosovës Atifete Jahjaga për t’u takuar dhe për këtë e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së Catherin Ashton dhe komisarin për zgjerim Stefan Fuele.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” Nikoliç ka thënë se ka pak rëndësi se ku do të mbahej ai takim, por ndoshta duhet evituar Beogradin e Prishtinën.

“Sa më përket mua unë mund të shkoj në Prishtinë dhe atje në Kuvend t’u paraqes Platformën. Nuk kam asnjë lloj problemi për këtë. Me platformë dëshirojmë të ndërpritet praktika për të bërë marrëveshje të pjesshme e të mos kemi deyrime që të respektojmë ndonjërin nga dokumentet tona. Dua të bisedohet edhe për probleme të pjesshme, por e di se interesat tona kryesore janë që edhe pjesërisht të ketë marrëveshje, por vetëm pasi të arrihet marrëveshje për çdo gjë”, ka thënë Nikoliç.

Në pyetjen nëse është i pakënaqur me atë që ka arritur marrëveshje Daçiç, Nikoliç është përgjigjur: “Daçiç nuk ka bërë asnjë marrëveshje, ai vetëm ka përmbushur atë për të cilën marrëveshje kanë bërë të tjerët “.

Në konstatimin se Daçiç ka rënë dakort për doganat, Nikoliç është përgjigjur: “Jo, për doganat marrëveshje ka arritur Borko Stefanoviç. Ai ka arritur marrëveshjen, e kam letrën në arkiv sipas të cilës malli doganohet sipas ligjeve të Kosovës. Detyra më e vështirë e Daçiçit është se ai nuk ka tema të reja e unë me Platformën i hap hapësirë manovruese”.