Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave pas përmbytjeve të vendit në fundjavën që kaloi. Pas deklaratës për mediat, ministrja kërkoi ndihma për familjet e prekura, ndërsa vetë tha se do të jepte rrogën e një muaji.

“Nga çdo shkollë duhet të kemi ndihmën që të niset për në vendet që janë përmbytur. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet”, deklaroi Nikolla.