TIRANE,14 tetor 2013 –Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, raportoi të hënën gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Medias, lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar dhe të vitit të ri akademik.
Ministrja evidentoi se, një ndër problematikat e hasura, kanë qenë emërimet e bëra në arsim gjatë muajve të fundit. Sipas saj “Gjatë muajve gusht dhe shtator, nëpër shkolla janë bërë emërime që nuk plotësojnë urdhërat e dalë. Ne do të kërkojmë zhbërjen e tyre”. Ndërkohë Ministrja Nikolla theksoi se “për fillimin e vitit të ri shkollor, vetëm për arsimin parauniversitar janë hartuar 20 urdhra”.
Ministrja Arsimit dhe Sportit, gjatë raportimit të saj në komision bëri me dije se Ministria që ajo drejton është në proces riverifikimi të të dhënave në terren për numrin e nxënësve. “Janë paraqitur një sërë ankesash nga mësuesit, ndërkohë që është hartuar paketa konkrete për kualifikimin e tyre”, tha Nikolla.
E pyetur nga anëtarët e Komisionit të Medias lidhur me problematikat për nisjen
nisjen e vitit shkollor, ministrja tha se, “ka patur një problematikë në shpërndarjen e teksteve, më së shumti për ato kategori nxënësish që përcaktohen nga ligji për të marrë tekste falas”, ndërkohë sipas saj “në Dibër, Korçë, Përmet, Shkodër e disa qyetet të tjera të vendit janë vërejtur dhe problematika lidhur me gjendjen fizike të shkollave”.
Lindita Nikolla tha ndër të tjera se Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka ndërhyrë në kohë, për të mos lejuar mbylljen e shkollës 9 vjeçare 'Hoxha Tahsin' në Tiranë.
Nikolla: Do kërkojmë zhbërjen e emërimeve gjatë muajve të fundit në arsim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët
Sekuestrohet 1.5 kg lëndë narkotike e ardhur nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit
Këmbimi valutor, 20 dhjetor 2025
Chiara Ferragni, miliona euro humbje dhe rreziku i burgut në horizont!





