Kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar dorëheqjen e mundshme nga posti i kryetarit të partisë. Në selinë e kësaj të fundit pritet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv për të diskutuar edhe për këtë çështje.

Deri tani nuk ka burime zyrtare, por funksionarë dhe deputetë janë mbledhur për të vendosur në lidhje me këtë dorëheqje.

Nikolla Gruevski, në intervistën për portalin serb “Kurir” ka thënë se edhe më herët ka paralajmëruar dorëheqjen e tij, por ka pritur analizat zgjedhore ku VMRO-DPMNE humbi në zgjedhjet lokale që u mbajtën në muajin tetor të këtij viti. Ai njoftoi se partia, në përputhje me statutin, do të organizojë një kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i VMRO-së.