Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit përmes Facebook të tij pasi kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla nuk i dha fjalën.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa i kërkoi të shkonte në Prokurori për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat për porositjen e një vrasjeje:

“Ai nuk nuk ka vend në Parlament shko jepi përgjgien dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gura kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e ti . Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona, nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porostiur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu. Nxirre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori.

Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës?

Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasjeje”, tha Berisha.