Pas protestës së studentëve të zhvilluar ditë e sotme për heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartu, ka reaguar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Në një konferencë për mediat, Nikolla sqaroi studentet në lidhje me kërkesat e tyre ndërsa tha se nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit, duke bërë një krahasim me qeverisjen e kaluar. Sipas saj nga viti 2013 deri më sot ka pasur vetëm një rritje tarife në vitin 2014.
"Në vitin 2009 tarifa minimale ishte 12 mijë në 2013 kjo tarifë shkoi në 14300 lekë. Tarifa mesatare nga 16500 shkoi në 20500 duke impaktuar 13 mijë studentë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë, pra një rritje prej 50% dhe ka impaktuar 4 mijë studentë. Efekti financiar i kësaj shifre ka kapur shifrën 128 mln lekë. Në vitin 2013 -2017 kemi një rritje tarifash vetëm në 2014. Tarifa minimale ishte 14430 shkoi në 20 mijë ka impaktuar 4500 studentë, pra një rritje prej 5570 lekë. Tarifa mesatare nga 20600 shkoi 21600 dhe tarifa maksimale zero rritje. Pra kjo rritje e tarifash nuk ka prekur të gjitha programet e studimit. Ka prekur shkencat e natyrës dhe gjuhet e huaja. Efekti financiar është 75 mln lekë." -tha Nikolla.





