BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, do të bisedojë sot me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, në lidhje me platformën e Beogradit. Bisedimet do të nisin në orën 14:00 në selinë e Presidencës serbe.
Njoftimi i kabinetit të Nikolliç nuk bën me dije se kush të do të marrë pjesë bisedime. Presidenti i Serbisë, të enjten, ka biseduar me anëtarët e opozitës serbe në lidhje me platformën. Dokumenti parashikon autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, çfarë është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet kosovare.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se platforma serbe nuk do të gjejë zbatim.