Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntorit.

Këtë fundjavë, “Nina Lyxury” ka vendosur të jetë pranë femrave të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter.

Stafi i akademisë ka marrë pjesë në rregullimin e zonjave dhe zonjushave të cilat janë akomoduar nga qeveria në hotelet e qytetit bregdetar deri në ndërtimin e banesave të shembura nga lëkundjet sizmike.

Vajzat dhe gratë qëndrojnë të ulura në hollin e hotelit ndërsa profesionistët kryejnë prerjet dhe stilimet e flokëve sipas preferencave.

Nina Luxury Akademy ofron një sërë shërbimesh në qytetin bregdetar në parukeri-trajtime estetikë, SPA si dhe kurse profesionale me diplomë të njohur ndërkombëtarisht.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë, shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur ndërsa la pa shtëpi mijëra persona.